Rinisin pune 43 mije persona qe humben punen ne pandemi | Lajme - News

2020-11-05 0

Për herë të parë pas 5 muajsh tregu i punës ka rezultuar me rritje të të punësuarve, pas goditjes që morën shumë sektorë që prej nisjes së masave shtrënguese gjatë pandemisë së Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në 10 ditët e para të muajit Gusht tregu i punës rezulton me 3 mijë të punësuar të rinj që prej Marsit, kur nisi dhe mbyllja e bizneseve.

Rritja më e madhe e papunësisë u shënua në fund të Prillit, ku 43 mijë individë dolën nga sistemi i sigurimeve shoqërore, shifër e cila nisi të përmirësohej me lirimin e masave dhe rihapjen e aktivitetit ekonomik.

43 mijë individët e dalë të papunë kanë hyrë në tregun e punës, ndërsa janë shtuar edhe 3 mijë persona të rinj.

Shifra e papunësisë ishte një nga shqetësimet kryesore të krizës së pandemisë, për shkak se shumë kompani u mbyllën dhe një pjesë shkurtuan vendet e punës.

Papunësia në Shqipëri është reduktuar në nivelin më të ulët prej 11.2% në fund të 2019-s, por pësoi një rritje me 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti, ku vetëm me efektin e 10 ditëve të muajit Mars, listës së të papunëve iu shtuan zyrtarisht 2.252 individë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange